Agjensia „Frauenberatungsstelle Herford e.V. und Notruf“

Agjensia „Frauenberatungsstelle Herford e.V. und Notruf“ ofron aktivitete konsultimi psikosociale të thjeshta për gratë nga të gjitha shtresat e jetës. Kjo agjensi konsultimi përkrah gratë në moshën 18 vjeç e lartë, të cilat jetojnë në rrethin Herford.

Gratë, të cilat kanë përjetuar më parë dhunën (seksuale) ose të cilat ndodhen në një situatë krize dhe problematike, mund t´i drejtohen Agjensisë së Konsultimit dhe Zyrës së Emergjencës “Notruf”. Konsultimi është pa pagesë për gratë të cilat kërkojnë një këshillë dhe, nëse dëshirohet, ai mund të bëhet anonim. Krahas konsultimit, kjo agjensi konsultimi ofron edhe shoqërimin e grave në polici, tek avokati/avokatja ose në gjykatë. Edhe personat e afërm, ndihmësit/et dhe punonjësit profesional mund t´i drejtohen Agjensisë së Konsultimit të Grave “Frauenberatungsstelle”. Në ofrojmë edhe Workshop-e, aktivitete në grup dhe trajnime për temat tona kyesore.

Pas një marrëveshje paraprake, konsultimi mund të bëhet me një përkthyes.

Orari i bisedave telefonike:
Të Hënën deri të Premten: ora 9.00 – 10.00
Tel.: 0 52 21 / 88 99 000 & 0 52 21 / 14 43 65

Orari i hapur i vizitave (konsultim personal pa regjistrim paraprak – aktualisht vetëm nëpërmjet telefonit):
Të Martën: ora 15.00 – 17.00
Të Enjten: ora 10.00 – 12.00

Frauenberatungsstelle Herford e.V. und Notruf
Rennstr. 15
32052 Herford
Tel.: 0 52 21 / 88 99 000 & 0 52 21 / 14 43 65
Fax: 0 52 21 / 28 12 69
E-Mail: info@frauenberatungsstelle-herford.de